Ndërlidhjet

Ngiten akuza kundër iranianit që kërkonte eksportim të pjesëve ushtarake


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet amerikane njoftuan se kanë ngritur akuza kundër iranianit, Alireza Moazami Goudarzi, lidhur me një komplot për të eksportuar në mënyrë ilegale pjesë të aeroplanëve ushtarakë.

Akuzat zyrtare vijnë pasi një gjykatë në Manhattan e akuzoi Gourdarzin se kishte tentuar të blente dhe eksportonte në Iran pjesë të aeroplanëve ushtarakë.

I akuzuari kishte kontaktuar me një furnizues amerikan në tetor të vitit 2010, përmes emailit, duke e pyetur për mënyrën e transportimit për në Iran të pjesëve të blera.

Furnizuesi amerikan e kishte kontaktuar qeverinë amerikane dhe në këtë mënyrë kishte filluar edhe një hetim i fshehtë lidhur me rastin.

Gourdazi u arrestua më 24 tetor në Malajzi, dhe u ekstradua menjëherë për në SHBA. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 105 vjet burgim.
XS
SM
MD
LG