Ndërlidhjet

Në Kili fillon gara e veturave solare


Ilustrim
Ilustrim
Gara e dytë vjetore e veturave solare ka filluar në Shkretëtirën Atacama të Kilit.

Pesëmbëdhjetë makina solare nga Argjentina, Kili, Venezuela dhe India u nisën nga Humberstone, rreth 800 kilometra në veri të Santiagos, duke e nisur kështu garën katër ditore, prej 1300 kilometrash.

Ideja e kësaj gare është që të zhvillojë automjete me shpenzime të ulëta dhe të përshtatshme për ambientin.

Veturat duhej të krijoheshim me më pak se 7000 dollarë.
XS
SM
MD
LG