Ndërlidhjet

Ushtria kineze zotohet për besinikëri ndaj Xi Jinping


Ushtria kineze
Ushtria kineze
Ushtria e Kinës është zotuar për besnikëri ndaj liderit të ri të Partisë Komuniste Kineze, Xi Jinping.

Një artikull i botuar sot në gazetën zyrtare të Ushtrisë Popullore Çlirimtare thotë se 2.3 milionë anëtarët e forcave të armatosura do t’i ndjekin urdhërat e Xi dhe do ta përkrahin në mënyrë absolute udhëheqësinë e re.

Xi e mori dje postin e kryetarit të komisionit të partisë që e mbikqyrë ushtrinë, në të njejtën ditë kur e mori edhe postin e liderit të partisë nga presidenti Hu Jintao.

Hu i befasoi shumicën kur vendosi ta braktiste komisionin ushtarak, në vend se ta mbante udhëheqësinë e tij edhe për dy vjet të tjera.
XS
SM
MD
LG