Ndërlidhjet

Kryeministri i Egjiptit arrin në Gaza


Rripi i Gazës
Rripi i Gazës
Kryeministri i i Egjiptit, Hesham Kandil ka arritur në Gaza për një vizitë të shkurtër, në mes të luftimeve që po zhvillohen ndërmjet forcave izraelite dhe militantëve palestinezë.

Para arritjes së Kandilit, Izraeli tha se do t’i ndalojë operacionet ushtarake kundër militantëve në territorin që sundohet nga Hamasi, gjatë kohës së vizitës së presidentit egjiptian.

Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se militantët po vazhdojnë të gjuajnë raketa në shtetin hebre, pavarësisht armëpushimit të Izraelit.

Burimet palestineze thonë se edhe sulmet e Izraelit janë duke vazhduar.

Aeroplanët ushtarakë izraelitë kanë realizuar me qindra sulme në Gaza gjatë natës së shkuar. Ushtria izraelite filloi sot mbledhjen e rreth 16 mijë rezervistëve, në mesin e raporteve të një ofensive të mundshme tokësore.

Zyrtarët thonë se 18 palestinezë, përfshirë edhe fëmijë, janë vrarë që nga e mërkura. Tre izraelitë gjithashtu kanë vdekur nga një sulm i djeshëm raketor.
XS
SM
MD
LG