Ndërlidhjet

Sot pritet dënimi i komplotuesit të Nju Jorkut


Times Square, New York

Times Square, New York

Prokurorët po kërkojnë dënim me vdekje për një burrë nju jorkez që është duke u gjykuar për një komplot të bombardimeve vetëvrasëse në këtë qytet në vitin 2009.

Adis Medunjanin, i cili përshkruhet nga prokurorët si një person që dëshiron të bëhet terrorist, pritet të dënohet gjatë ditës së sotme.

I lindur në Boston, Medunjanin dhe ish shokët e tij nga shkolla e mesme ishin akuzuar se kishin marrë trajnime nga Al-Qaeda në Pakistan.

Gjatë një gjykimi më herët këtë vit, prokurorët thanë se përpara se të heqnin dorë nga plani, tre djemtë kishin planifikuar që ta bombardonin ose metronë, ose Time Square, ose ndonjë lokacion tjetër ku ka tollovi.

Avokati i Medunjaninit tha se klineti i tij kishte për qëllim që të luftonte me talibanët, e jo të bëhej anëtar i operacioneve të Al-Qaedas.
XS
SM
MD
LG