Ndërlidhjet

Pakistani liron tetë të burgosur talibanë


Një nga burgjet në Pakistan
Një nga burgjet në Pakistan
Raportohet se Pakistani e ka lëshuar një grup të burgosurish talibanë, veprim ky që ka për qëllim që të ndihmojë procesin e pajtimit me Afganistanin.

Zyrtarët afganë thanë se Islamabadi, përveç këtyre tetë talibanëve që u liruan, pritet që t’i lirojë edhe disa të tjerë në të ardhmen.

Marrëveshja është arritur këtë javë, gjatë bisedimeve ndërmjet delegacionit të Këshillit të Lartë Paqësor të Afganistanit dhe zyrtarëve pakistanezë.
XS
SM
MD
LG