Ndërlidhjet

logo-print

Në Kongo raportohet për 150 të vrarë gjatë përleshjeve


Ushtarë qeveritarë në Goma, në lindje të Kongos (Foto nga arkivi)

Ushtarë qeveritarë në Goma, në lindje të Kongos (Foto nga arkivi)

Zyrtarët në Kongo thonë se 151 rebelë të grupit M23 janë vrarë nga ushtria e Kongos, në një betejë në lindje të vendit.

Guvernatori i provincës së Kivusë Veriore, Julien Paluku i tha sot agjencisë së lajmeve AP se rebelët kanë pësuar humbje të mëdha. Ai tha se ata i kishin sulmuar pozicionet e ushtrisë në zonën Kibumba, rreth 30 kilometra larg Gomas.

Paluku tha se Kryqi i Kuq është dërguar nëpër fshatëra për t’i mbledhur trupat, për të parandaluar përhapjen e ndonjë sëmundjeje.

Bëhet e ditur se gjatë betejës janë vrarë edhe dy oficerë të ushtrisë dhe shtatë të tjerë janë plagosur.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i grupit rebel M23, Vianney Kazarama i ka mohuar deklaratat për humbje të trupave, duke thënë se vetëm dy rebelë janë lënduar, ndërsa shtoi se ata kanë vrarë dy oficerë ushtarakë.
XS
SM
MD
LG