Ndërlidhjet

Petraeus e fillon dëshminë lidhur me rastin e Libisë


David Petraeus gjatë ceremonisë së betimit në Washington me rastin e marrjes së postit si drejtor i CIA-s

David Petraeus gjatë ceremonisë së betimit në Washington me rastin e marrjes së postit si drejtor i CIA-s

Ish-shefi i CIA-s, David Petraeus e ka filluar sot dëshminë e tij para ligjëvënësve ameriknë, në një seancë dëgjimore me dyer të mbyllura, lidhur me sulmin e 11 shtatorit të këtij viti në konsullatën amerikane në Benghazi të Libisë, ku mbetën të vrarë katër persona, përfshirë ambasadorin amerikan, Chris Stevens.

Kjo është paraqitja e tij e parë që nga dorëheqja e tij e papritur javën e kaluar, pasi e pranoi se kishte qenë i përfshirë në një lidhje jashtëmartesore.

Një numër i madh i gazetarëve dhe kamermanëve prisnin para Selisë së Kongresit me shpresën për të marrë ndonjë prononcim prej Petraeus, por mbetën të zhgënjyer, pasi që atij i ishte siguruar një hyrje nga një derë e fshehtë nga prapa.

Ligjvënësit nuk dhanë komente lidhur me atë se çfarë shpresonin të dëgjonin nga Petraeus.

XS
SM
MD
LG