Ndërlidhjet

logo-print

MPJ: Iraku afër njohjes së Kosovës


Flamuri i Kosovës

Flamuri i Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate për media ka thënë se Iraku është afër njohjes së Kosovës.

Në komunikatë njoftohet për një takim të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, me homologun e tij irakian, Hoshyar Zebari, në kuadër të takimit te Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Ministri i Jashtëm i Irakut, ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij për Kosovën e pavarur, duke vlerësuar lart progresin e arritur në Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë, thuhet ne njoftim.

Zebari po ashtu ka theksuar se autoritetet e Irakut po i përcjellin zhvillimet brenda Kosovës me kujdes të madh.

“E dimë që shumica e vendeve islame dhe arabe e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se ju po bëni një progres të madh në procesin e njohjeve”, ka theksuar ministri Zebari, duke ftuar ministrin Enver Hoxhaj që të vizitojë Irakun, thuhet ne komunikatë.
XS
SM
MD
LG