Ndërlidhjet

Marhnac takon Daçiqin, premton ndihmë për IBM-në


Xavier de Marnhac gjate nje vizite ne pikat kufitare ne veri te Kosoves, foto nga arkivi
Xavier de Marnhac gjate nje vizite ne pikat kufitare ne veri te Kosoves, foto nga arkivi
Shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë në Beograd, përfshirë dhe kryeministrin serb Ivica Daçiç, bëhet e ditur në njoftim të EULEX-it.

"Çështjet kryesore që u diskutuan ishin vazhdimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve serbe dhe EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit, si dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë projektin e Menaxhimit të Integruar të Pikë kalimeve (IBM)", thuhet në njoftim.

"EULEX-i është i gatshëm për të ndihmuar në lehtësimin e çdo marrëveshjeje të arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit. IMB mbetet prioritet për të gjithë. Roli i EULEX-it do të përcaktohet saktësisht në përputhje me mandatin e misionit dhe në kuadër të cilësdo marrëveshje të arritur midis Prishtinës dhe Beogradit ", tha de Marnhac.

Shefi i EULEX-it gjatë vizitës së tij u takua edhe me Drejtorin e Zyrës serbe për Kosovë, Aleksandar Vulin.
XS
SM
MD
LG