Ndërlidhjet

Të burgosurit gjermano-lindorë "të detyruar të punojnë për IKEA-n"


Ilsutrim
Ilsutrim
Gjiganti suedez i artikujve shtëpiakë ka pranuar se të burgosurit në Gjermaninë Lindore komuniste, përfshirë edhe disidentët politikë, ishin detyruar të punonin në prodhimin e disa produkteve të kompanisë në vitet e ’80-ta.

IKEA në një deklaratë tha se “shpreh keqardhje të thellë” për punën e detyrueshme të të burgosurve nga disa furnizues të saj 25-30 vjet më parë.

Kompania të premten publikoi një raport të pavarur, ku tregohet se të burgosurit në Gjermaninë lindore ishin të përfshirë në prodhimin e produkteve me të cilat më pas ishte furnizuar kompania.

Në raport thuhet se disa shefa ekzektuivë të asaj kohe ishin në dijeni për përdorimin e të burgosurve, por dështuan, që të ndërmarrin masa për ta penguar një gjë të tillë.

IKEA urdhëroi të kryhet hetimi, pas transmetimit të një dokumentari ku dyshimet ishin hedhur nga disa ish të burgosur.
XS
SM
MD
LG