Ndërlidhjet

SHBA: Mbështetet zgjerimi i raporteve tregtare me Rusinë


Uashington
Uashington
Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për zgjerimin e raporteve tregtare me Rusinë dhe Moldavinë dhe ka mbështetur legjislacionin, që sanksionon zyrtarët rusë të përfshirë në vdekjen e avokatit rus Sergei Magnitsky.

Ligjvënësit votuan për heqjen e Moskës dhe Chisinaut nga Amendamenti i kohës së Luftës së Ftohtë, Jackson-Vanik, që ka kufizuar tregtinë me këto shtete.

Administrata amerikane ka thënë se lëvizja do të shtyjë përpara lidhjet tergtare me Moskën, e cila është anëtarësuar në Organizatën Botërore të Tregtisë në muajin gusht.

Ligjvënësit gjithashtu kanë mbështetur refuzimin e vizave dhe ngrirjen e aseteve për zyrtarët rusë, që janë të implikuar në vdekjen e Magnitskyt, i cili vdqi në një burg tri vjet më parë, pasi që zbuloi një piramidë masive mashtrimi.

Moska është zotuar për kundërpërgjigje të ashpër ndaj këtyre masave.

Lëvizjes së Dhomës i duhet miratimi i Senatit.
XS
SM
MD
LG