Dyzeteshtatë fëmijë të kopshtit kanë humbur jetën në Egjipt, kur një tren është përplasur për autobusin e tyre në një kalim hekurudhor.
Guvernatori i provincës Assiut i ka thënë televizionit shtetëror se 13 fëmijë të tjerë kanë marrë plagë të rënda.
Autobusi, i cili transportonte 60 fëmijë në një udhëtim të organizuar, është goditur rreth 356 kilometra në jug të Kajros.
Ministri i Transportit, Rasha dal-Metini, ka dhënë dorëheqje për shkak të tragjedisë, duke thënë se ai “merr përgjegjësitë” për aksidentin.
Presidenti Mohamed Morsi ka pranuar edhe dorëheqjen e kreut të Autoritetit Hekurudhor të Egjiptit.