Ndërlidhjet

BE-ja mirëpret anëtarësimin e Kosovës në BERZH


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, përfshirë shefen për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, komisionarin për financa, Oli Rehn, dhe komisionarin për zgjerim, Stefan Fuele, kanë mirëpritur vendimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për pranimin e Kosovës brenda saj.

“Ky është një hap i ri që do t’i ndihmojë Kosovës për t’u përballur me sfidat e rrugës evropiane, si dhe do t’i mundësojë asaj që të fitojë mbështetje më të madhe financiare për përparmin socio-ekonomi”, thuhet në deklaratën e tyre.

BERZH-i ka njoftuar të premten se pranon anëtarësinë e plotë të Kosovës. Nga 65 vende anëtare të Bankës, 30 nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, andaj anëtarësimi me dy të tretat e votave është vlerësuar si një e arritur e madhe nga institucionet kosovare.
XS
SM
MD
LG