Ndërlidhjet

Erdogan diskuton Gazën me Obamën dhe Putinin


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, rreth dhunës në Rripin e Gazës.

Situata në këtë rajon është përshkallëzuar prejse Izraeli ka vrarë shefin e krahut ushtarak të Hamasit, këtë të mërkurë.

Lëvizja islamike dhe ushtria izraelite kanë vazhduar sulmet e ndërsjella për tre ditë me radhë, duke shkaktuar disa viktima.

Erdogan dhe Obama kanë shprehur shqetësim për dhunën, duke theksuar qëndrimin e përbashkët të tyre se aksionet ushtarake ndikojnë negativisht në procesin e paqes në Palestinë, por edhe në stabilitetin e gjithë rajonit.

Erdogan, sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolia, ka biseduar edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Të dy ata kanë theksuar rëndësinë e ndalimit të dhunës në Gaza.
XS
SM
MD
LG