Ndërlidhjet

Rivarrosen eshtrat e Mbretit Zog


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarë të lartë të Shqipërisë dhe mijëra qytetarë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit mbretit Zog.

Eshtrat e Zogut janë kthyer të premten nga Franca, 50 vjet pas vdekjes së tij në mërgim, për t’u rivarrosur në Tiranë.

Zogu ka qenë mbret i Shqipërisë nga viti 1928 deri në pushtimin italian më 1939, kur edhe ka lënë vendin.

Familja mbretërore është kthyer në Shqipëri më 2002. Qeveria e kryeministrit Sali Berisha ka lejuar që eshtrat e Mbretit të kthehen në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG