Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se koalicioni i opozitës siriane do të emërojë ambasadorin e tij në Paris.
Ai i ka bërë këto komente pas takimit që ka zhvilluar në zyrën e tij me kreun e Koalicionit Kombëtar të Sirisë, Mouaz Alkhatib.
Franca është vendi i vetëm perëndimor që ka njohur zyrtarisht grupin e ri opozitar si përfaqësues të vetëm të popullit të Sirisë.
Parisi është njëri nga kritikët më të ashpër të presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Assad ka goditur dhunshëm revoltën kundër tij, e cila ka shpërthyer në mars të vitit të kaluar. Sipas aktivistëve, mbi 38,000 persona kanë humbur jetën në trazira.