Ndërlidhjet

Vulin: Lirimi potencial i Haradinajt dëmton dialogun


Aleksander Vulin
Aleksander Vulin
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se lirimi potencial i Ramuash Haradinajt do të dëmtonte negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Pas lirimit të ish-gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç, Tribunalit të Hagës i mbetet të lirojë vetëm Ramush Haradinajn dhe në këtë mënyrë do të liroheshin të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj serbëve”, ka thënë Vulin për mediat serbe.

Ish-kryeministri i Kosovës po gjykohet nga Tribunali i Hagës për “disa krime”, që, siç thuhet, bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës.

Haga ka liruar të premten Gotovinën dhe Mërkaçin, pasi nuk ka gjetur dëshmi për angazhim të përbashkët kriminal, me qëllim largimin e popullatës civile nga Krajina - territor kroat – në vitet 1990.
XS
SM
MD
LG