Ndërlidhjet

Serbët protestojnë kundër lirimit të Gotovinës dhe Markaçit


Tribunali i Hagës ka liruar Gotovinën dhe Markaçin

Tribunali i Hagës ka liruar Gotovinën dhe Markaçin

Nacionalistët serbë kanë protestuar sot në Beograd kundër lirimit të dy ish-gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç, nga Tribunali i Hagës.

Qindra sish janë tubuar jashtë Presicencës serbe, duke djegur flamujt kroatë dhe duke i kërkuar qeverisë që të braktisë planet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Haga ka liruar të premten Gotovinën dhe Markaçin, pasi nuk ka gjetur dëshmi për angazhim të përbashkët kriminal, me qëllim largimin e popullatës civile serbe nga Krajina - territor kroat – në vitet 1990.

Gotovina dhe Markaç, të premten, janë pritur nga dhjetëra mijëra mbështetës në Zagreb, vetëm pak orë pas lirimit nga Haga.
XS
SM
MD
LG