Ndërlidhjet

Sllovenët protestojnë masivisht kundër masave të kursimit


Foto arkivi

Foto arkivi

Dhjetëra mijëra qytetarë kanë protestuar në qendër të Lubjanës kundër masave të kursimit të qeverisë. Protesta është organizuar nga sindikatat tregtare, organizatat e studentëve dhe shoqatat e pensionistëve.

Duke iu adresuar masës, udhëheqësi i sindikatës më të madhe tregtare, Dushan Semoliq, ka thënë se qeveria po zbaton politika të papranueshme të kursimit, duke “reduktuar mirëqenien dhe cilësinë e jetës së punonjësve”.

Udhëheqsit e studentëve kanë folur kundër komercializimit dhe privatizimit të arsimit të lartë, si dhe kundër reduktimit të fondeve për arsimin publik.

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të miratojë masa, të cilat do të zvogëlonin papunësinë në mesin e të rinjve.

Përfaqësuesit e pensionistëve, në anën tjetër, kanë folur për rënie të standardit të jetesës, duke paralajmëruar përkeqësime të mëtejshme me reformat e planifikuara të pensioneve.

XS
SM
MD
LG