Ndërlidhjet

Obama arrin në Bangkok


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka arritur në Bangkok.

Kjo është ndalesa e parë e tij në turneun aziatik, që përfshin edhe Birmaninë e Kamboxhian.

Obama pritet të theksojë rëndësinë e Tajlandës si aleat i Shteteve të Bashkuara, ndërsa do të takojë mbretin Bhumibol Adulyadej.

Ky është turneu i parë i Obamës jashtë vendit prejse është rizgjedhur për mandatin e dytë presidencial, më 6 nëntor.
XS
SM
MD
LG