Ndërlidhjet

logo-print

SHBA u refuzon vizat delegatëve iranianë


Uashington

Uashington

Teherani ka thënë se Shtetet të Bashkuara u kanë refuzuar vizat disa zyrtarëve iranianë, të cilët kanë planifikuar të marrin pjesë në një takim të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Agjencia shtetërore IRNA, duke cituar deklaratën e një organi gjyqësor të Iranit, ka thënë se SHBA-ja i ka mohuar hyrjen delegacionit që do të ndiqte takimin për çështjet sociale dhe të drejtat e njeriut.

IRNA nuk ka dhënë detaje se sa delegatë janë prekur ose kur kanë planifikuar të udhëtojnë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka refuzuar të komentojë rastin, duke thënë se nuk bën deklarata publike për çështjen e vizave.

Si vend nikoqir i OKB-së, Shtetet e Bashkuara tradicionalisht miratojnë vizat për delegatët që vijnë, pavarësisht mosmarrëveshjeve me vendet individuale.

Megjithatë, SHBA-ja disa herë ka refuzuar hyrjen e zyrtarëve të Qeverisë iraniane.
XS
SM
MD
LG