Ndërlidhjet

Kabuli mirëpret lirimin e talibanëve


Salahuddin Rabbani

Salahuddin Rabbani

Kreu i Këshillit për Paqe në Afganistan, Salahuddin Rabbani, ka vlerësuar lart vendimin e Pakistanit fqinj për të liruar nëntë militantë talibanë, të cilët favorizojnë bisedimet për paqe.

Rabbani ka thënë se ky hap sinjalizon gatishmërinë e Islamabadit për të përfshirë grupin militant në fundin e luftës 11-vjeçare të Afganistanit.

Ai i ka bërë këto komente pas kthimit nga Pakistani, ku ka mbikëqyrur lirimin e nëntë talibanëve dhe ka lobuar për lirime të tjera.

Në të kaluarën, Afganistani ka akuzuar Pakistanin për strehim të kryengritësve, gjë që është hedhur poshtë nga Islamabadi.
XS
SM
MD
LG