Ndërlidhjet

Moskës s’i lejohet prezencë më e madhe në Transdniester


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Moldavisë ka refuzuar propozimin e Rusisë për të hapur konsullatën e saj në territorin separatist të Transdniesterit.

Nicolae Timofti ka hedhur poshtë planin e Moskës, pasi zyrtarët e Kremlinit kanë kritikuar vendimin e Moldavisë për t’iu bashkuar një pakti evropian të energjisë, i cili synon të zvogëlojë dominimin e gazit rus në BE dhe në shtetet e saj lindore fqinje.

Timofti po ashtu ka thënë se ai nuk do të miratojë hapjen e konsullatës ruse derisa Rusia të mos tërheqë trupat e saj nga Transdniesteri.

Moska ka mbajtur një forcë prej 1,200 trupash në rajonin rusishtfolës, prejse ai është ndarë nga qeveria qendrore moladave më 1992.
XS
SM
MD
LG