Ndërlidhjet

Gjeorgjia synon “vetëm” BE-në e NATO-n


Maia Panjikidze
Maia Panjikidze
Ministrja e Jashtme e Gjeorgjisë, Maia Panjikidze, ka hedhur poshtë sugjerimet se vendi i saj mund të kërkojë të rihyjë në Federatën e Shteteve të Pavarura, duke thënë se Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë “organizatat e vetme” që synon Gjeorgjia.

Ajo u ka thënë mediave lokale se Gjeorgjia nuk ka marrë ftesë për t’iu bashkuar Federatës në fjalë dhe se çdo propozim i tillë do të ishte “i pakuptimtë”.

Një zyrtar rus ka thënë javën e kaluar se nuk sheh asnjë pengesë që Gjeorgjia të kthehet në grupin e nëntë vendeve rajonale, i cili është formuar në prag të kolapsit sovjetik.

Gjeorgjia është tërhequr nga ai në vitin 2009, një vit pas konfliktit me Rusinë.

Panjikidze ka thënë se marrëdhëniet me Rusinë kanë qenë temë kyçe gjatë bisedimeve të saj të shtunën me ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Philip Gordon.
XS
SM
MD
LG