Ndërlidhjet

logo-print

Vetëdigjet dhe vdes një nënë tibetiane


Foto arkivi

Foto arkivi

Një grua tibetiane, nënë e dy fëmijëve, ka humbur jetën nga vetëdjegia në perëndim të Kinës.

Fushata Ndërkombëtare për Tibetin, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur se Chagmo Kyi është vetëflijuar të shtunën, në provincën Qinghai.

Ajo është personi i tetë që vetëdigjet në këtë zonë qysh nga 4 nëntori.

Me vetëdjegie, tibetianët protestojnë kundër sundimit të Kinës.

Sipas Fushatës Ndërkombëtare për Tibetin, rreth 75 njerëz janë vetëflijuar në zonat e Tibetit qysh në shkurt të vitit 2009. Shumica nga ta kanë vdekur.
XS
SM
MD
LG