Ndërlidhjet

logo-print

Mijëra indianë në funeralin e politikanit anti-mysliman


Bal Thackeray

Bal Thackeray

Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e Mumbait për të ndjekur funeralin e politikanit nacionalist hindus, Bal Thackeray.

Raportet thonë se rreth 20,000 policë janë vendosur në kryeqytetin indian për të garantuar sigurinë.

Thackeray, i cili ka vdekur të shtunën në moshën 86-vjeçare, ka themeluar partinë e krahut të djathtë Shiv Sen, më 1996, me synimin për të mbajtuar emigrantët e Indisë Jugore jashtë shtetit Maharashtra dhe për të ndaluar përhapjen e Islamit.

Një hetim i qeverisë ka fajësuar Thackerayn për nxitje të dhunës kundër myslimanëve, gjatë trazirave në vitet 1990, në të cilat kanë humbur jetën mbi 1,000 njerëz.

Megjithatë, Thackaray nuk është gjykuar kurrë. Ai u ka bërë thirrje hindusve që të formojnë skuadra të sulmuesve vetëvrasës për të qëlluar myslimanët.
XS
SM
MD
LG