Ndërlidhjet

Hoxhaj kërkon njohje të reja të Kosovës


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ka takuar nënsekretarin për Punë të Jashtme të Filipineve, Rafael E. Seguis, dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Tajlandës, Jullapong Nonsrichai.

Hoxhaj ka kërkuar nga dy zyrtarët njohjen e shtetësisë së Kosovës.

“Procesi i njohjes është i pandalshëm, pavarësia është e pakthyeshme”, ka thënë Hoxhaj, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen sa më të shpejtë të marrëdhënieve diplomatike me Tajlandën dhe Filipinet.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2012 dhe ajo është njohur nga më shumë se 90 shtetet.

Organizata për Bashkëpunim Islamik ka miratuar të shtunën një rezolutë për njohjen e Kosovës nga anëtarët e saj që nuk e kanë njohur.
XS
SM
MD
LG