Ndërlidhjet

logo-print

Obama takoi udhëheqësit tajlandezë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama - foto arkivi

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama - foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka arritur në Bangkok, ku ka zhvilluar bisedime me mbretin Abdulyadej.

Ai ka takuar edhe kryeministren tajlandeze, Yingluck Shinawatra, e cila pas takimit ka bërë të ditur se Tajlanda planifikon të negociojë anëtarësimin në Partneritetin Trans-Paqësor.

Ky mekanizëm është një pakt i tregtisë së lirë, i cili udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara.

Aktualisht, Uashingtoni po negocion atë me dhjetë shtete: Australinë, Brunein, Kanadanë, Kilin, Malajzinë, Meksikën, Zelandën e Re, Perunë, Singaporin dhe Vietnamin.

Në kuadër të turneut në Azi, Obama do të ndalojë edhe në Birmani dhe Kamboxhia.
XS
SM
MD
LG