Ndërlidhjet

logo-print

Kombet e Azisë Lindore miratojnë deklaratën e të drejtave


Foto arkivi

Foto arkivi

Liderët e Shoqatës së Kombeve të Azisë Lindore kanë miratuar një deklaratë për të drejtat e njeriut, gjatë takimit të tyre në Phonom Penh të Kamboxhias.

Grupet për të drejtat e njeriut, megjithatë, thonë se dokumenti nuk përmbush standardet ndërkombëtare.

Aktivistët kritikojnë dispozitat, sipas të cilave, të drejtat mund të jenë subjekt i kufizimeve për sigurinë kombëtare.

Grupi 10-anëtarësh thotë se ka bërë një ndryshim të tekstit që adreson ankesat.

Shoqata e Kombeve të Azisë Lindore përbëhet nga Brunei, Birmania, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami.
XS
SM
MD
LG