Ndërlidhjet

logo-print

Obama mbështet “të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje”


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Uashingtoni mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur kundër sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës.

Duke folur në Bangkok, Obama ka fajësuar militantët e Gazës për nxitje të krizës, duke hedhur raketa në territorin izraelit.

Komentet e tij vijnë pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm që të zgjerojë operacionin kundër militantëve të Hamasit.

Lëvizja Islamike kontrollon Gazën qysh në vitin 2007.

Luftimet ndërmjet Izraelit dhe Hamasit janë intensifikuar që nga e mërkura, kur ushtria izraelite ka vrarë shefin ushtarak të kësaj lëvizjeje.

Izraeli ka sulmuar sot Gazën nga ajri dhe toka.
XS
SM
MD
LG