Ndërlidhjet

Turqia mbështet shtimin e njohjeve për Kosovën


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), është takuar edhe me shefin e diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu.

Ky i fundit ka shprehur mbështetjen e fuqishme të Turqisë për Kosovën në të gjitha aspektet.

“Turqia është mbështetëse e fuqishme sa i takon rritjes së numrit të njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Davutoglu, transmeton MPJ e Kosovës.

Ai po ashtu ka ftuar ministrin Hoxhaj për një vizitë zyrtare në Turqi.

Hoxhaj, nga ana e tij, ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve në rrafshin diplomatik, ekonomik dhe tregtar.
XS
SM
MD
LG