Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi izraelit vret 10 anëtarë të një familjeje në Gaza


Gaza

Gaza

Mjekët palestinezë kanë bërë të ditur për vrasjen e dhjetë civilëve nga një sulm izraelit në Gaza.

Sipas burimeve të njëjta, bëhet fjalë për tri gra, gjashtë fëmijë dhe një burrë të vrarë. Të gjithë ata mësohet se i përkasin së njëjtës familje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka fajësuar sot militantët e Hamasit për nxitje të dhunës, duke hedhur raketa në territorin izraelit.

Obama ka thënë në Bangkok se mbështet fuqishëm të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi itij është i gatshëm të zgjerojë operacionet kundër Gazës, e cila kontrollohet nga lëvizja islamike e Hamasit.

Luftimet mes tyre janë intensifikuar qysh të mërkurën, kur një sulm izraelit ka vrarë shefin ushtarak të Hamasit.
XS
SM
MD
LG