Ndërlidhjet

Izraeli godet Hamasin për të gjashtën ditë me radhë


Rripi i Gazës...
Rripi i Gazës...
Ushtria izraelite në një deklaratë për media, tha të hënën se avionët luftarakë të saj kanë kryer rreth 80 sulme gjatë natës, derisa konflikti me militantët e Hamasit në Gaza hyri në ditën e gjashtë.

Ushtria izraelite tha se sulmet kishin në shënjestër ndërtesat ku besohet se janë vendosur zyrtarë të lartë të Hamasit.

Militantët e Hamasit raportuan për disa raketa të lansuara në drejtim të Izraelit.

Nuk u njoftua për viktima.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun pritet të arrijë të hënën në Egjipt, për të dhënë mbështetjen e tij, pas përpjekjeve presidentit egjiptian Muhamed Morsi për të ndërmjetësuar një armëpushim midis udhëheqësve të Hamasit në Gaza dhe autoriteteve izraelite.

Ban ka planifikuar gjithashtu të vizitojë Izraelin.

Nga dhuna e ditëve të fundit, kanë vdekur të paktën 70 palestinezë dhe tre izraelitë.
XS
SM
MD
LG