Ndërlidhjet

Ankand për kapelën e shkopin e Charlie Chaplinit


Charlie Chaplin
Charlie Chaplin
Një nga kapelet ikonë të Charlie Chaplinit dhe një shkop, janë shitur në një ankand për 62 mijë e 500 dollarë.

Kapela dhe shkopi, markë e karakterit “Little Tramp” të Chaplinit, janë shitur në Shtëpinë e Ankandave Bonhams.

Çmimi i shitjes për kapelë dhe shkop ka tejkaluar pritjet prej 40 mijë deri në 60 mijë dollarë.

Në ankand është shitur edhe një letër e shkruar me dorë e John Lennonit, në të cilën ai ka skicuar një portret të tij dhe të gruas Yoko Onos, lakuriq, të cilat u shitën për 25 mijë dollarë dhe fotografitë e Marylin Monroes që u shitën për 21 mijë e 500 dollarë.
XS
SM
MD
LG