Ndërlidhjet

Në gjyq i dyshuari për vrasjen e 15 rojeve kufitare kazake


Kazakistan

Kazakistan

Procesi gjyqësor kundër rojes kufitare të Kazakistanit Vladislav Chelakh, i akuzuar për vrasjen e 15 njerëzve, ka nisur sot në Taldyqorgan.

Gjykatësi Yerbol Akhmetzhanov ka urdhëruar që procesi të jetë i hapur për media, por Chelakh ka kërkuar që gazetarët të largohen nga gjykata.

Ai ka thënë se nga zhurma e gazetarëve, nuk mund ta dëgjojë gjykatësin.

Chelakh akuzohet se ka vrarë 14 kolegë të tij, roje kufitare dhe një roje pylli në fund të muajit maj.

Fillimisht ai ka pranuar se i ka vrarë 15 persona, por me vonë ka thënë se dëshminë e ka dhënë nën presion dhe ka deklaruar se pika ku kanë qenë të vendosur ai dhe kolegët e tij të ndjerë ishte sulmuar.

Mbështetësit e Chelakh kanë shtruar pyetjen se si një 19 vjeçar është i aftë të vrasë të gjithë ata njerëz të armatosur.
XS
SM
MD
LG