Ndërlidhjet

Lulëzon sistemi i "veprimit bankar në hije"


Banka belge

Banka belge

Një raport nga Bordi ndërkombëtar i Stabilitetit Financiar (FSB), thotë se sistemi i “veprimeve bankare në hije”, që fajësohet për përkeqësimin e krizës globale financiare, është rritur në mbarë botën gjatë vitit të kaluar për 67 tirilionë dollarë.

Raporti përforcon shqetësimet që veprimet bankare në hije po lulëzojnë, pavarësisht rregullave të forta për bankat tradicionale.

Zyrtarët e Komisionit Evropian në Bruksel e shohin kontrollin më të ngushtë të sistemit bankar në hije si një çelës për të parandaluar përsëritjen e krizës financiare që rrëzoi bankat dhe destabilizoi eurozonëën.

Format e veprimeve bankare në hije përfshijnë ndër të tjera transformomin e kredive bankare në instrumente të tregtueshme, që mund të përdoren pastaj për rifinancimin e kredive.

Komisioni Evropian pritet të propozojë rregulla të gjera në vitin 2013 për të kufizuar veprimet bankare në hije.
XS
SM
MD
LG