Ndërlidhjet

Karzai akuzon SHBA-në


Hamid Karzai
Hamid Karzai
Presidenti afgan Hamid Karzai tha se forcat e SHBA-së kanë vazhduar të burgosin dhe mbajnë afganët në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar në mes të dy shteteve.

Karzai tha se disa të burgosur po mbahen ende, edhe pse gjykatësit afganë kanë marrë vendim për lirimin e tyre.

Karzai gjithashtu kritikoi arrestimin e vazhdueshëm që po bëhet nga forcat amerikane duke thënë se aktet e tilla “janë tërësisht kundër marrëveshjeve që janë nënshkruar”.

Dy shtetet kanë nënshkruar transferimin e të burgosurve në muajin mars.

Kabuli e pat quajtur marrëveshjen për të transferuar burgun e Bagramit- një fitore të sovranitetit kombëtar.

Rreth 3 mijë të burgosur gjenden në Bagram.

Dorëzimi i tyre megjithatë është ngadalësuar, derisa Uashingtoni thotë se afganët nuk janë gati që të marrin kujdestarinë mbi të burgosurit.
XS
SM
MD
LG