Ndërlidhjet

Obama ia shtrin "dorën e miqësisë" Birmanisë


Barack Obama

Barack Obama

Në një vizitë historike të një presidenti amerikan në detyrë, Barack Obama ka ofruar mbështetjen për Birmaninë, vendin aziatik, të dalë nga regjimi disadekadësh ushtarak.

“Ju na keni dhënë shpresë” ka deklaruar Obama para një audience në Universitetin e Yangonit, derisa e ka ofruar “dorën e miqësisë” dhe përkushimin afatgjatë të SHBA-së.

Megjithatë, ai ka thënë se qeveria e re civile duhet ta ushqejë demokracinë.

Obama është pritur nga mijëra birmanezë në rrugë e kryeqytetit, nën brohoritjet “Liri”.

Ai gjatë vizitës së tij ka takuar presidentin Thein Sein dhe lideren opozitare Aung San Suu Kyi.
XS
SM
MD
LG