Ndërlidhjet

logo-print

Turqia mund të kërkojë raketa për mbrojtje nga Siria


Pranë kufirit Turqi-Siri

Pranë kufirit Turqi-Siri

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka thënë se Turqia mund t’i kërkojë NATO-s të vendosë raketa tokë-ajër në kufirin e saj me Sirinë.

Ai i ka bërë këto komente në prag të takimit të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se nuk ka marrë ende ndonjë kërkesë nga Turqia, por nëse do të vijë një e tillë “ajo do të jetë çështje urgjente”.

Muajin e kaluar, konflikti i brendshëm i Sirisë është përhapur përtej kufirit, pasi predhat e ushtrisë siriane kanë goditur territorin turk duke vrarë disa civilë.

Pak ditë më parë, ministri turk i Mbrojtjes ka paralajmëruar për hakmarrje nëse ndonjë avion shkel hapësirën ajrore të Turqisë.
XS
SM
MD
LG