Ndërlidhjet

Obama arrin në Kamboxhia


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka arritur në Kamboxhia.

Në Phnom Penh, Obama do të ndjekë Samitin e Azisë Lindore, ndërsa do të zhvillojë bisedime edhe me kryeministrin e Kamboxhias, Hun Sen.

Presidenti amerikan pritet të ngre çështjen e të drejtave të njeriut në këtë vend.

Ai është presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që viziton Kamboxhian.

Kjo është edhe ndalesa e fundit e Obamës në turneun aziatik, i cili ka përfshirë edhe Birmaninë e Tajlandën.
XS
SM
MD
LG