Ndërlidhjet

Westerwelle apelon për qetësi në Gaza


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.
Ministri i Jashtëm gjerman, Gudio Westerwelle, ka thënë se shpërthimi i dhunës në Rripin e Gazës është “jashtëzakonisht i rrezikshëm” dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të qetësohen.

Sipas tij, Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet me raketa të Hamasit.

“Por, në të njëjtën kohë, Izraeli ka përgjegjësi të shfrytëzojë çdo mundësi për qetësimin e situatës, të shmangë viktimat civile dhe të veprojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ka thënë Westerwelle.

Luftimet ndërmjet Izraelit dhe Hamasit janë intensifikuar qysh të mërkurën e kaluar, kur një sulm izraelit ka vrarë shefin ushtarak të Hamasit.

Ky i fundit është një lëvizje islamike që kontrollon Rripin e Gazës qysh në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG