Ndërlidhjet

logo-print

Japin dorëheqje avokatët e “Pussy Riot”-it


Pjesëtaret e burgosura të Pussy Riot-it

Pjesëtaret e burgosura të Pussy Riot-it

Avokatët e dy anëtarëve të burgosura të grupit rus “Pussy Riot” kanë dhënë dorëheqje.

Mark Feign, Violetta Volkova dhe Nikolai Polozov kanë njoftuar se nuk do të mbrojnë më dy vajzat, për shkak të “presionit nga autoritetet”.

Feign ka thënë se do të jetë në interes të klienteve të tyre për të ndryshuar avokatët.

Nadezhda Tolokonnikova, Maria Alyokhina dhe Yekaterina Samutsevich janë dënuar me nga dy vjet burgim në muajin gusht, për shkak të një performance kundër Kremlinit në katedralen më të madhe të Moskës.

Samutsevich është liruar me kusht muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG