Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Suzana Grubjesghiq, ka anuluar vizitën në Zagreb, të planifikuar për 27 nëntor, për shkak të lirimit të ish-gjeneralëve kroatë të luftës, Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç, nga Tribunali i Hagës
Grubjeshiq do të merrte pjesë në një takim për zgjatjen e protokollit të bashkëpunimit me Kroacinë në procesin e integrimit evropian. Ky protokoll është nënshkruar në vitin 2009 dhe skadon më 2013.
“Nuk është koha e duhur dhe as rrethanat e atmosfera. Nuk do të ndjehesha rehat në një atmosferë që është e keqe për serbët dhe Serbinë”, ka thënë Grubjeshiq për mediat serbe.
Tribunali i Hagës ka liruar javën e kaluar Gotovinën dhe Markaçin, të cilët akuzoheshin për dëbimin me forcë të serbëve nga Krajina e Kroacisë, gjatë luftës së viteve 1990.
Vendimi ka nxitur zemërimin e autoriteteve serbe. Nacionalistët serbë kanë protestuar të shtunën në Beograd, duke kërkuar nga qeveria që të heqë dora nga procesi i integrimit në BE.
Grubjeshiq ka thënë sot se Serbia nuk do të zmbrapset nga rruga evropiane e as nga dialogu me Kosovën.