Ndërlidhjet

Rajoni rus ndalon veshjet fetare


Rusia
Rusia
Rajoni multietnik i Rusisë, Stavropoli, ka miratuar një kod të ri, i cili ndalon veshjet që kanë lidhje me fetë nëpër shkolla.

Guvernatori rajonal, Valery Zerenkob, u ka thënë gazetarëve se vendimi pason situatën në qarkun Nefetkumsk.

Muajin e kaluar, disa familje janë ankuar se vajzat e tyre, që mbanin shami islamike në kokë, nuk janë lejuar të hyjnë në shkollë.

Kodi i ri ndalon çdo veshje fetare apo me simbole fetare. Ai po ashtu ndalon rrobat që janë shumë të zbuluara si dhe këpucët me taka më të larta se 7 centimetra.

Kodi i veshjes do të hyjë në fuqi më 20 dhjetor.
XS
SM
MD
LG