Ndërlidhjet

Përpjekje për armëpushim në Gaza


Gaza
Gaza
Përpjekjet për të arritur armëpushimin ndërmjet Izraelit dhe militantëve në Rripin e Gazës do të vazhdojnë sot.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, pritet të takojë në Kajro presidentin e Egjiptit, Muhammad Morsi.

Egjipti po udhëheq përpjekjet për t’i dhënë fund dhunës, e cila ka lënë të paktën 100 palestinezë dhe 3 izraelitë të vrarë gjatë gjashtë ditëve luftime.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka diskutuar të hënën me Morsin dhe ka theksuar “domosdoshmërinë që Hamasi t’iu japë fund sulmeve me raketa”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, ka thënë se Uashingtoni është duke punuar me udhëheqësit rajonalë për të qetësuar situatën.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka diskutuar të hënën bombardimet e tij me qarkun e brendshëm të ministrave.

Khaed Meshaal, udhëheqës në mërgim i Hamasit, ka thënë se i takon Izraelit që t’i japë fund konfliktit.

Në Kombet e Bashkuara, Rusia ka shprehur zemërim ndaj dështimit të Këshillit të Sigurimit për të vepruar në krizë.
XS
SM
MD
LG