Ndërlidhjet

logo-print

Rebelët marrin një bazë ushtarake në Damask


Damask

Damask

Rebelët në Siri kanë thënë se kanë marrë kontrollin e një baze ushtarake në periferi të Damaskut.

Në video-publikim ka treguar njësitet rebele duke ecur nëpër bazën e Batalionit të Mbrojtjes Ajrore.

Në të tjera zhvillime, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë thënë se koalicioni i ri i opozitës siriane është “përfaqësues legjitim i popullit”, por kanë refuzuar t’i japin njohje të plotë.

I vetmi vend i Perëndimit që ka njohur Koalicionin Kombëtar të Sirisë është Franca.

Megjithatë, disa fraksione opozitare brenda Sirisë e kanë kundërshtuar atë duke thënë se është “projekt i huaj”.

Siria po përballet me protesta antiqeveritare qysh në mars të vitit të kaluar. Presidenti Bashar al-Assad ka shtypur dhunshëm kundërshtarët e tij. Mbi 38,000 njerëz thuhet se kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG