Ndërlidhjet

OKB kërkon fonde për viktimat e përmbytjeve


Nju Jork
Nju Jork
Kombet e Bashkuara kanë kërkuar nga donatorët 79 milionë dollarë për të shpëtuar miliona pakistanezë të prekur nga përmbytjet.

Ndihmësja e sekretarit të përgjithshëm për çështje humanitare, Catherine Bragg, ka thënë se ka mungesë financimesh dhe se paratë janë urgjentisht të nevojshme për të përmbushur kërkesat.

Sipas Qeverisë pakistaneze, përmbytjet nga shirat mosun sivjet kanë vrarë 480 njerëz dhe kanë prekur më shumë se 5 milionë.

Pakistani ka përjetuar përmbytjet më të këqija në histori në vitin 2010, kur ato kanë mbytur 1,800 njerëz dhe kanë prekur 21 milionë të tjerë.
XS
SM
MD
LG