Ndërlidhjet

logo-print

Obama dhe Wen lavdërojnë marrëdhëniet SHBA-Kinë


Phnom Penh, Kamboxhia

Phnom Penh, Kamboxhia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka zhvilluar bisedime me kryeministrin në largim të Kinës, Wen Jiabao.

Dy zyrtarët janë takuar në margjinat e samitit të vendeve aziatike në Kamboxhia.

Obama i ka përshkruar marrëdhëniet SHBA-Kinë si “bashkëpunuese dhe konstruktive”.

Presidenti amerikan ka thënë se është e rëndësishme që dy vendet të vendosin rregulla të qarta për tregtinë dhe investimet.

Wen, në anën tjetër, ka thënë se ai dhe Obama ndajnë pikëpamjen se marrëdhënia SHBA-KInë është njëra nga më të rëndësishmet në botë.

Wen dhe presidenti i Kinës, Hu Jintao, do të japin dorëheqje si pjesë e tranzicionit të parë të pushtetit në Kinë në një dekadë.
XS
SM
MD
LG