Ndërlidhjet

Indi: 17 të vrarë nga ikja në rrëmujë


Indi

Indi

Ikja në rrëmujë, gjatë një festivali fetar në Indi, ka vrarë 17 njerëz, përfshirë nëntë fëmijë.

Autoritetet policore kanë thënë se ndërprerja e energjisë elektrike ka panikuar turmat, të cilat i luteshin Perëndisë në shtetin Bihar.

Të paktën 20 njerëz të tjerë janë plagosur në incident – gjashtë nga ta në gjendje kritike.

Incidentet e tilla janë mjaft të zakonshme gjatë festivaleve fetare në Indi, të cilat përfshijnë dhjetëra mijëra adhurues.

Nëntë njerëz kanë vdekur nga ikja në rrëmujë në muajin shtator, gjatë një festivali tjetër në lindje të Indisë.
XS
SM
MD
LG